KHAIA përfaqëson Kosovën në ISASI 2024, Lisbonë

Hetuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Arben Dika, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ISASI 2024, të mbajtur në Lisbonë, Portugali.

Konferenca e organizuar nga International Society of Air Safety Investigators (ISASI) mblodhi ekspertë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të botës në fushën e sigurisë së aviacionit dhe hetimit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore.

Pjesëmarrja e KHAIA-s në këtë ngjarje ndërkombëtare ofroi mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave profesionale, njohjen me zhvillimet dhe metodologjitë bashkëkohore të hetimit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione dhe ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë së aviacionit.

Përfaqësimi i KHAIA-s në ISASI 2024 kontribuon në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe në avancimin e standardeve të hetimit të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors