
Hetuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Arben Dika, mori pjesë në programin profesional “Search and Rescue Administrators”, të organizuar nga Singapore Aviation Academy (SAA) në Singapor, nga 2 deri më 13 mars 2026.
Programi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit në aviacion (Search and Rescue – SAR), duke trajtuar aspektet e organizimit, administrimit dhe koordinimit të operacioneve SAR në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.
Pjesëmarrja në këtë trajnim ofroi gjithashtu mundësi për shkëmbim të përvojave me profesionistë dhe përfaqësues të aviacionit nga vende të ndryshme, si dhe për forcimin e bashkëpunimit profesional ndërkombëtar.
Përfundimi i këtij programi përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve të KHAIA-s në fushën e sigurisë së aviacionit dhe reagimit ndaj emergjencave aeronautike.