KHAIA përfaqëson Republikën e Kosovës në Takimin e 32-të të ENCASIA-së

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) mori pjesë në Takimin e 32-të të Rrjetit Evropian të Autoriteteve të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil (ENCASIA), të zhvilluar më 18–19 mars 2026.

Në këtë takim, Republika e Kosovës u përfaqësua në fushën e hetimit të aksidenteve dhe incidenteve të aviacionit civil, krahas autoriteteve evropiane të hetimit dhe partnerëve të rrjetit.

Gjatë punimeve u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin e aktiviteteve trajnuese, promovimin e praktikave më të mira në hetimet e sigurisë, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e burimeve ndërmjet autoriteteve të hetimit, si dhe zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë së aviacionit civil.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors