KHAIA përfaqëson Republikën e Kosovës në Seminarin Ndërkombëtar të ISASI 2025 në Denver

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar Vjetor të Trajnimit të International Society of Air Safety Investigators (ISASI), të mbajtur në Denver, Colorado, SHBA. Aktivitetet e seminarit u zhvilluan nga 29 shtatori deri më 2 tetor 2025, ndërsa sesionet kryesore u mbajtën nga 30 shtatori deri më 2 tetor.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, Republika e Kosovës u përfaqësua në mesin e profesionistëve dhe ekspertëve të fushës së hetimit të aksidenteve dhe sigurisë ajrore nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë seminarit u zhvilluan takime dhe shkëmbime profesionale me homologë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Programi përfshiu prezantime teknike, diskutime mbi zhvillimet bashkëkohore në hetimin e aksidenteve ajrore, si dhe aktivitete profesionale të organizuara në kuadër të ISASI 2025.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors