KHAIA merr pjesë në ceremoninë e 15-vjetorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), së bashku me anëtarin e KHAIA-së Arben Dika, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 15-vjetorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbajtur më 4 prill 2026.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve, partnerëve dhe komunitetit të aviacionit, duke shënuar pesëmbëdhjetë vjet bashkëpunim, zhvillim dhe rritje të aeroportit.

Pjesëmarrja e KHAIA-së në këtë ngjarje pasqyron bashkëpunimin institucional dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors