KHAIA merr pjesë si anëtare e panelit në vlerësimet mes homologëve të organizuara përmes ENCASIA-s

Arben Dika, përfaqësues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), mori pjesë si anëtar i panelit në vlerësimet mes homologëve të autoriteteve të hetimit të sigurisë së aviacionit të Holandës dhe Republikës Çeke, të organizuara përmes Rrjetit Evropian të Autoriteteve të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil (ENCASIA).

Këto vlerësime ofruan mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe praktikave të mira, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të hetimit. Pjesëmarrja e z. Dika pasqyron përkushtimin e KHAIA-së për përmirësimin e hetimeve të sigurisë së aviacionit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors