
Nga 16 deri më 18 shtator, u zhvillua një vizitë studimore në Byronë Franceze të Hetimit dhe Analizës për Sigurinë e Aviacionit Civil (BEA). Vizita u organizua me kërkesë të Autoritetit të Hetimit të Aksidenteve të Armenisë (AIA), të përcjellë përmes Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA).
Në këtë vizitë mori pjesë edhe z. Arben Dika, përfaqësues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), së bashku me dy përfaqësues nga Armenia, një nga Moldavia dhe një përfaqësues nga EASA.
Vizita shërbeu për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe njohjen nga afër me praktikat dhe metodologjinë e BEA-së në hetimin e aksidenteve dhe incidenteve aeronautike.

