Punëtoria e Grupit të Punës 7 të ENCASIA-s

Punëtoria e Grupit të Punës 7 të ENCASIA-s, me temë “Korrespondenca zyrtare e shteteve (State Letters), EFOD dhe harmonizimi i kërkesave me ICAO USOAP”, u mbajt më 9–10 shtator 2026 në Paris Roissy, Francë, me mbështetjen e gjerë të BEA-s.

Në këtë punëtori si përfaqësues i KHAIA-së, mori pjesë Arben Dika.

Punëtoria mblodhi së bashku përfaqësues nga shtetet anëtare të ENCASIA-s, ICAO EUR/NAT, Komisioni Evropian, ECAC, EASA dhe autoritetet partnere për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja mbi:

• proceset e koordinimit të korrespondencës zyrtare të ICAO-s në Evropë,

• zhvillimin dhe miratimin e standardeve dhe praktikave të rekomanduara (SARPs) të ICAO-s,

• zbatimin e EFOD dhe vetëvlerësimet përmes Sistemit Online të ICAO-s (OLF),

• qasjet e përbashkëta ndaj përgatitjes për auditime dhe aktiviteteve të vlerësimit nga kolegët (peer review), si dhe

• harmonizimin e kërkesave brenda kuadrit të ICAO USOAP. Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të njohurive dhe harmonizimit midis autoriteteve evropiane të hetimit të sigurisë së aviacionit, në mbështetje të hetimeve efektive të sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors