Aksident në mes të veturës dhe trenit në f. Lutogllavë – Pejë

Me datë 27.09.2026 në ora 09:55 min. treni i udhëtareve me nr.4201 me lokomotivën 2620 005 qe qarkullonte në Relacionin Prishtinë –  Pejë  është përplasur me një veturë në vendkalimin hekurudhore ne km. 71+240 (fshati Lutogllave, komuna e Pejës). Vetura ka qene  e tipit Mercedes me targa  03-976-ID. Në veturë ka qenë vetëm vozitësi i cili ka pësuar lëndime te lehta trupore.

Hetuesi i Aksidenteve Hekurudhore nga Organi i Hetimeve te Aksidenteve Martin Halilaj u informua për aksidentin hekurudhorë ne telefonin kujdestar te KHAIA-se me anë te telefonatës nga Dispeçeri Kujdestar i Infrakos Sh.a  ne ora 10:16 min.

Hetuesi kujdestar i KHAIA-se menjëherë informoi për ndodhjen e aksidentit hekurudhore dhe u mor  vendim qe se bashku me hetuesin e aksidenteve hekurudhore  të shkojë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit e KHAIA-se kanë arritur në vendin e aksidentit të njëjtën datë kur ka ndodhur aksidenti hekurudhor ne ora.

Ne vendin e aksidentit hetuesit kane gjetur trenin e udhëtareve, dhe veturën e goditur nga treni.

Me qellim te marrjes se informatave fillestare te incidentit hekurudhore hetuesi i aksidenteve iu afrua  policisë se trafikut rrugore te cilët ndodheshin ne  vendin e aksidentit.

Policia informoi se aksidenti kishte ndodhur ne mes te trenit te udhëtareve dhe një veture, ku ne veture kishte qene vetëm një person i cili kishte pësuar lëndime te lehta trupore

Pastaj ka vazhduar hetimi  duke inspektuar vendkalimin hekurudhore ku ka ardhur deri te goditja e trenit të udhëtareve dhe automjetit rrugor (veturës).

Me rastin e inspektimit janë kontrolluar shenjat e komunikacionit rreth vendkalimit hekurudhor në rrugë dhe linjë hekurudhore.

Vendkalimi hekurudhore nuk ka qene i shënuar ne mënyrë adekuate, në pjesën e rrugës para vijës hekurudhore  me shenjat përkatëse të trafikut.

Përfundimi i hetimit ne vendin e ngjarjes është bere ne ora 14:40 min. Kurse mbërrija ne Prishtine e ora 16:10 min.

Deri ta aksidenti ka ardhur pasi qe vetura ka dalë në kryqëzimin e vijës hekurudhore me infrastrukturën rrugore në të njëjtin nivel në të njëjtën kohë kur po kalonte edhe treni i udhëtareve. Shkaku kryesor i aksidentit  është mosrespektimi i dispozitave të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës Së Kosovës / Nr. 32 / 5 shtator 2016, Prishtinë”),dhe Ligji nr. 04/L-063 për hekurudhat Kosovës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 28 / 16 dhjetor 2011, Prishtinë), Komuna e Pejës dhe nga ana e shoferit të automjetit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors