Incident hekurudhor

Një ngjarje të jashtëzakonshme (incident hekurudhor), i ndodhur më datë 31.10.2026, rreth orës 13:48, në linjën hekurudhore Pejë–Prishtinë, përkatësisht në hyrje të stacionit hekurudhor Bardh, në km 6+850, në segmentin hekurudhor Drenas–Fushë Kosovë. Në këtë incident është përfshirë treni i udhëtarëve nr. 4200, në përbërje të të cilit kanë qenë lokomotiva nr. 2620 016-1 dhe dy vagona udhëtarësh, në operim të kompanisë Trainkos, i cili është përplasur me një automjet rrugor të tipit Opel Corsa. Automjeti ishte parkuar në afërsi të binarit hekurudhor, në atë mënyrë që nuk ishte siguruar profili i nevojshëm për kalimin e trenit, si pasojë e së cilës është goditur nga treni.

Sipas konstatimeve fillestare nga vendi i ngjarjes, pjesa e majtë anësore e trenit, në drejtim të lëvizjes, ka goditur pjesën e përparme të automjetit, duke e zhvendosur atë nga pozicioni ku ishte i parkuar, anash binarit hekurudhor.

Pas goditjes, automjeti ka mbetur i ndalur në vend, ndërsa lokomotiva është ndalur rreth 35 metra pas pikës së goditjes, në drejtim të lëvizjes së trenit.

Si pasojë e incidentit, treni ka qëndruar në vendin e ngjarjes nga ora 13:48 deri në ora 15:18, duke shkaktuar vonesë totale prej 90 minutash.

Pasojat e incidentit janë si në vijim:

  • Viktima fatale: Nuk ka.
  • Persona të lënduar: Nuk ka.
  • Dëme në infrastrukturën hekurudhore: Nuk ka.
  • Dëme në mjetin tërheqës (lokomotivë): Ka.
  • Dëme në automjetin rrugor: Ka.

Në momentin e ndodhjes së incidentit, kushtet atmosferike kanë qenë me mot të vranët dhe riga shiu, me temperaturë rreth 10°C. Dukshmëria e profilit hekurudhor ka qenë e plotë dhe pa pengesa.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, trenat nr. 4401/4402 janë anuluar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors