
Me efekt nga 15 prill 2026, të gjithë hetuesit e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) janë sistemuar me status të veçantë dhe me kontrata të përhershme të punës.
Sistemimi është bërë në bazë të vendimit të nxjerrë nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, duke përcaktuar statusin e veçantë të personelit hetues të KHAIA-së.
Ky zhvillim përforcon stabilitetin institucional, vazhdimësinë profesionale dhe kapacitetet e KHAIA-së në ushtrimin e mandatit të saj për hetimin e pavarur të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike në Republikën e Kosovës.