Hetuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Arben Dika, mori pjesë në konferencën ESASI 2025 (European Society of Air Safety Investigators), të mbajtur në Vjenë, Austri, më 14–15 maj 2025.
Arben Dika është anëtar bordi i ESASI (European Society of Air Safety Investigators).
Konferenca mblodhi hetues të sigurisë ajrore, ekspertë dhe profesionistë të aviacionit nga vende të ndryshme evropiane, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave në fushën e hetimit të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike.
Gjatë konferencës u trajtuan tema që lidhen me sigurinë e aviacionit, metodologjitë e hetimit, mësimet e nxjerra nga ngjarjet aeronautike dhe zhvillimet e reja në industrinë e aviacionit.