KHAIA përfaqëson Kosovën në skenën globale të sigurisë së aviacionit – pjesëmarrje në ISASI 2026

KHAIA, si “Corporate Member of ISASI” që nga viti 2023, përfaqëson Republikën e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar të hetimit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore. Në kuadër të këtij angazhimi, KHAIA u përfaqësua nga z. Mirsim Beqiri në ISASI 2026, të mbajtur në Boston, SHBA, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e sigurisë së aviacionit dhe hetimit të aksidenteve ajrore.

Gjatë gjithë javës së punimeve u zhvilluan takime dhe shkëmbime profesionale me përfaqësues të shumë shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave profesionale në fushën e sigurisë së aviacionit. Pjesëmarrja e KHAIA-s në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të saj në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe profesionalizmin dhe reputacionin që KHAIA dhe Republika e Kosovës kanë ndërtuar në komunitetin ndërkombëtar të sigurisë së aviacionit

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors