KHAIA përfaqëson Republikën e Kosovës në Forumin e 6-të Ndërkombëtar për Hetimin e Aksidenteve në Singapor

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) mori pjesë në Forumin e 6-të Ndërkombëtar për Hetimin e Aksidenteve, i mbajtur në Singapor nga 21 deri më 23 maj 2025.

Në mesin e shumë vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, Republika e Kosovës u përfaqësua në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e hetimit të aksidenteve ajrore, duke qenë pjesë e diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet autoriteteve dhe ekspertëve të sigurisë së aviacionit.

Gjatë punimeve të forumit, Kryetari i KHAIA-së zhvilloi takime të veçanta me homologë nga Singapori, Australia, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të Bashkimit Evropian, si dhe me përfaqësues të kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Rolls-Royce, Boeing, Airbus dhe Cranfield University.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors