KHAIA përfaqëson Republikën e Kosovës në Takimin e 31-të Plenar të ENCASIA-s në Bruksel

Kryetari i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) mori pjesë në Takimin e 31-të Plenar të Rrjetit Evropian të Autoriteteve të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil (ENCASIA), të mbajtur në Bruksel më 29–30 tetor 2025.

Në këtë takim, Republika e Kosovës u përfaqësua në mesin e autoriteteve evropiane të hetimit të sigurisë së aviacionit civil. Gjatë punimeve u diskutuan aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në fushën e hetimit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore, si dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve anëtare.

Pjesë e agjendës ishin edhe raportimet e grupeve punuese të ENCASIA-s për aktivitetet e zhvilluara që nga takimi i mëparshëm, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe diskutimet mbi prioritetet e ardhshme të rrjetit. Gjatë takimit u zgjodhën gjithashtu Kryetari dhe Zëvendëskryetari i ri i ENCASIA-s.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors