Më 29 dhe 30 shtator 2026, u mbajt në Bruksel seanca e 33-të plenare e Rrjetit Evropian të Autoriteteve të Hetimit të Aksidenteve të Aviacionit Civil (ENCASIA NETWORK), me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike KHAIA, Arben Dika
Gjatë takimit, pjesëmarrësit shkëmbyen informacione mbi aktivitetet e grupeve të punës dhe përvojat e organeve hetimore në zbatimin e Rregullores (BE) Nr. U diskutuan gjithashtu përditësimet në punën e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe projekte të tjera të lidhura. Me rastin e 15-vjetorit të ENCASIA-s, Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm iu bashkua pjesëmarrësve. Me këtë rast, ai mbajti një fjalim dhe paraqiti një certifikatë mirënjohjeje në njohje të punës së përkushtuar të anëtarëve të rrjetit ENCASIA dhe kontributit të tyre në përmirësimin e sigurisë së aviacionit në Evropë.