Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, më 13 dhe 14 tetor, zhvilloi procesin e Peer Review nga Bashkimi Evropian në fushën e hetimit të aksidenteve ajrore, përmes panelit të Rrjetit Evropian të Autoriteteve për Hetimin e Sigurisë në Aviacionin Civil – ENCASIA.
Paneli i ENCASIA-s që qëndroi në Kosovë ishte i udhëhequr nga Italia, ndërsa anëtarët tjerë të delegacionit ishin nga Franca, Holanda, Luksemburgu dhe Islanda.
Republika e Kosovës është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor pjesë e ENCASIA-s.
ENCASIA përbëhet nga autoritetet e hetimit të aksidenteve ajrore të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shteteve me status vëzhgues: Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Kosova. Procesi i Peer Review për sigurinë e aviacionit zhvillohet për të gjitha shtetet anëtare, sipas standardeve dhe metodologjisë së BE-së.