Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA)
Mirsim Beqiri është emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në pozitën e kryesuesit të KHAIA-së më 15.04.2016, me numër të vendimit 084/2016.
Kryesuesi i KHAIA-së vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe është zyrtari më i lartë administrativ i KHAIA-së i cili i raporton drejtpërdrejt kryeministrit.
Kryesuesi i KHAIA-së udhëheq këtë institucion në bazë të ligjit 03/L-053 për Aviacion Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren e Punës së Qeverisë së Kosovës dhe akteve tjera ligjore që kanë të bëjnë me KHAIA-në.
Shkollimi dhe trajnimet profesionale
Mirsim Beqiri është inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Makinerisë dega e Komunikacionit (sistemi katërvjeçar), si dhe ka përfunduar studimet master në Menagjment Internacional.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Nga viti 2017 Mirsim Beqiri është anëtar me drejta të plota në International Society of Air Safety Investigators - ISASI me seli në Washington.
Ka kryer trajnime për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore në Sofje; trajnim për aksidente ajrore me ekspertë të TAIX-it në Podgoricë; trajnim tjetër në The Suthern California Safty Institute - Aircraft Accident Investigations në Pragë; ndërsa në Angli ka kryer trajnim për motorët e aeroplanëve; po ashtu ka kryer edhe një trajnim në Zagreb në lidhje me fushat që i përkasin KHAIA-së; gjithashtu është përzgjedhur si përfitues i programit “Singapore corporate program” dhe ka mbajtur një trajnim në menaxhimin e aksidenteve ajrore në Singapor; dhe ka kryer trajnimin e radhës të organizuar nga AIRBUS në Touluse të Francës, trajnim për Hetimin e Aksidenteve hekurudhore organizuar nga ERA në Lisbon të Portugalisë.
Përfaqësimet ndërkombëtare
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) është e anëtarësuar në European Network of Civil Aviation Safety Investigation Authorities (ENCASIA) në cilësinë e vëzhguesit.
KHAIA në këtë rrjet përfaqëson Republikën e Kosovës dy herë në vit në mbledhjet e rregullta që mbahen në Bruksel.
KHAIA gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e rregullta në European Union Agency for Railways ERA që organizohen dy herë në vite me seli në Valencien, Francë.
Po ashtu, KHAIA është pjesëmarrëse në mbledhjet e rregullta të International Society of Air Safety Investigators (ISASI) dhe European Society of Air Safety Investigators (ESASI) që organizohen në vende të ndryshme të botës dy herë në vit.