Deri në orën 16:00 aeroporti i Prishtinës qëndroi i mbyllur, njofton Klan Kosova.
Shumë pasagjerë u detyruan që të shkojnë në Shkup për të fluturuar drejt destinacioneve të tyre.
Anulimet e fluturimeve nga Adem Jashari erdhën si pasojë e incidentit të së hënës mbrëma kur një avioni i linjës Turkish Airlines doli nga pista.
Aeroplani që doli nga pista tani është parkuar dhe fluturimet po bëhen sipas agjendës.
Ndërkohë komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, ka filluar hetimet për incidentin, që u tha se u shkaktua nga lagështia dhe reshjet e shiut.
Kronikë nga Klan Kosova