348 - Single Lajmi | Template Website
Lajmet
Për pengimin e avionëve me laser, dënimi deri në pesë vjet burgim

Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri, ka bërë me dije se KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në aviacion brenda Kosovës, por edhe të avionëve të regjistruar në Kosovë kudo qofshin ata.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka sulme në drejtim të aeroplanëve me laser si dhe në disa raste edhe nga zogjtë.

Ai ka thënë se sulmet me laser konsiderohen mjaft të rrezikshme për sigurinë e aviacionit. Beqiri ka bërë me dije se një sulm me laser në drejtim të avionit konsiderohet vepër penale në bazë të ligjit të Aviacionit Civil, që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim ose deri në 20 mijë euro gjobë.


Në këtë intervistë, Beqiri ka folur edhe për rastin e vitit të kaluar të aeroplanit “Turkish Arline” në ANP dhe për aeroplanin e vogël privat që ishte rrëzuar në territorin e Maqedonisë, ku humbi jetën një qytetar i Kosovës. /Telegrafi/


27.08.2018 09:30