351 - Single Lajmi | Template Website
Lajmet
Aeroplani i linjës Shtutgard - Prishtinë , nuk ka pasur flakë

Me dt.13.01.2019  Aeroplani i tipit AIRBUS A320 me nr.Regjistrimit DABHA, me 120 udhëtar në bord,i Kompanise Eurowings me nr.të fluturimit EW 5712 është nisur nga Aeroporti i Shtutgardit në ora 10.45 me destinacion Prishtinën.Gjate fluturimit për çështje teknike saktesisht mbi Slloveni ka bëre kthim( Divert) dhe në orën 12.08 ka aterruar normalisht pa asnjë problem në Aeroportin e Shtutgardit.

Në Aeroportin e Shtutgardit nuk ka pasur asnjë lajmërim për Emergjenc dhe aterrimi ka qenë i sigurt.

Në Shtutgard është ndrruar Aeroplani, në ora 14.57 është ngritur Aeroplani i tipit AIRBUS A320 me nr.Regjistrimit DABNK me 117 udhëtar dhe ka arritur normalisht në Aeroportin e Prishtinës në ora 16.34.

I njejti Aeroplan është nisur përseri në drejtim të Shtutgardit në ora 17.32 nga Aeroporti i Prishtinës.

KHAIA ka qenë në komunikim të rregullte me Bordin e Hetimeve të Aksidenteve të Gjermanise-BFU të cilet kan konfirmuar se nuk ka pas zjarr por vetem një erë është ndier dhe nuk ka të lënduar.

KHAIA vazhdon të jetë komunikim të plotë me Autoritetet Gjermane dhe do sigurojmë të informacionet lidhje me këtë fluturim.


14.01.2019 09:40