400 - Single Lajmi | Template Website
Lajmet
Nënshkruhet Memorandumi ndërmjet KHAIA dhe AAC

Komisioni i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidente Aeronautike (KHAIA) ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës (AAC).

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy  institucioneve në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara me ligj, të cilat paraqesin interes të përbashkët.

Me këtë memorandum do të rregullohen këto çështje duke u bazuar me legjislacionin në fuqi:

1.1                    Rekomandimet e sigurisë nga KHAIA;

1.2                    Çështjet e sigurisë të dala nga auditimet, ose inspektimet e AAC-së;

1.3                    Zonat e përbashkëta të identifikimit të rreziqeve;

1.4                    Programet e kërkimit të sigurisë në Aviacion Civil;

1.5                    Trendet e industrisë në sigurinë e aviacionit;

1.6                    Politikat dhe procedurat operacionale, dhe;

1.7                    Trajnimet e përbashkëta të stafit dhe mundësitë e zhvillimit të vazhdueshëm.

AAC dhe KHAIA pajtohen se do të koordinohen ndërmjet  tyre para adresimit të publikut për ndonjë çështje serioze me rëndësi për siguri të aviacionit, e që mund të jetë objekt i hetimit nga AAC apo KHAIA.

Nga ky memorandum në rend të parë përfitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës ku në rast të një Aksidenti/Incidenti apo Ndodhie në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, KHAIA organizon shërbim të kujdestarisë 24/7 dhe në rast të emergjencës KHAIA aktivizon AAC-në ku bashkërisht do t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës kudo qofshin ata.

Në emër Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidente Aeronautike (KHAIA) Memorandumin e ka nënshkruar Kryesuesi i KHAIA-s, Mirsim Beqiri, ndërsa në emër të AAC-së, Drejtori i përgjithshëm i AAC-se Eset Berisha, takimin e ka përshëndetur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Pal Lekaj.


12.12.2019 10:21